Veseli flet për çështjen e fotografisë së Flora Brovinës.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe njëherë rreth fotografisë e gruas që e publikoi deputetja e PDK-së, Flora Brovina.
Veseli thotë se e gjitha është lojë e shërbimeve sekrete armike.
Kreu i PDK-së thotë se e di se kush është fajtor që i futi në kurth deputeten Brovina.
Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është loje e shërbimeve sekrete armiqësore.
“Kjo është një lojë e djallit, e armikut. Unë e njoh mirë këtë lojë. Kjo është tipike e një lufte speciale”, ka thënë Veseli.
Ai thotë se këto shërbime mund të kenë prekur pas luftës shoqatat që janë marrë me krimet e luftës, me të pagjeturit dhe me viktimat e tjera.
“Është një fatkeqësi e madhe nëse ka ndodhur prej vitit 2003. Targetimi mund të ketë ndodhur te shoqatat që janë marrë me krimet e luftës”, ka thënë Veseli.