Fotografoi votën, një person arrestohet në Junik

15:31 | 17 Tetor 2021

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale.

Një person është ndaluar në Junik pasi i njëjti dyshohet se ka fotografuar votën në këtë komunë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, por që pas intervistimit i njëjti është liruar.

“Policia ka pranuar një informatë se në qendrën e votimit në Junik një votues ka keqperdorur fletëvotimin, pra fotografuar. lidhur me rastin Policia e ka shoqëruar personin në fjalë në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi për Reporteri.net.

I njëjti pas intervistimit është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale dhe se personi i shoqëruar është liruar.

Komento: