Fotografoi votën, policia ndalon një person në Rahovec

15:12 | 06 October 2019

Po mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Zyrtarët e Policisë rajonale të Gjakovës kanë njoftuar se në Rahovec një person është shoqëruar në Polici me dyshimin për fotografim të votës, raporton Koha Ditore.

“Ju njoftoj se Policia ka marrë informacion se dyshohej se në një nga qendrat e votimit në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit rajonal së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në Stacionin policor në Rahovec”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj.

Komento: