Fotografoi votën, policia prangos një person në Podujevë

14:00 | 29 Nëntor 2020

Një person fotografon votën në Podujevë, arrestohet nga policia.

Një person është arrestuar në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, pasi i njëjti ka fotografuar votën.

Një gjë e tillë është e ndaluar në Kodin Penal të Kosovës.
I dyshuari është futur në veturën e policisë dhe është dërguar në stacion për tu intervistuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Fehmi Zeqiri, menaxher i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë.

Ai ka thënë se në këtë qendër është evidentuar një parregullsi, pasi një person ka fotografuar fletëvotimin.

Po ashtu, edhe nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe aktualisht është duke u intervistuar.

Policia e ka shoqëruar në stacion policorë, aktualisht është në fazën e intervistimit dhe hetimi.

Komento: