Fotoja e ish krerëve të UÇK-së vendoset në hyrje të Kuvendit, protestuesit: Pa ta nuk ka festë!

10:56 | 11 Qershor 2025
Fotoja e ish krerëve të UÇK-së vendoset në hyrje të Kuvendit, protestuesit: Pa ta nuk ka festë!

Organizatat e dala nga lufta kanë protestuar sot përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë për vonesat në konstituimin e tij.

Njëri nga veteranët tha se pa ardhur ish krerët e UÇK-së nga gjykimi në Hagë në Kosovë nuk do të ketë festë.

“Pa u çliruar këta ky popull nuk ka festë, duhet me liruar nga burgu, ajo po do me i zënë vendin Kadri Veselit që i thoshte kriminel tani dëshiron t’ia zë vendin”, tha ai.

Komento: