Fotoja e publikuar nga Brovina, ky është reagimi i Avokatit të Popullit

19:08 | 17 May 2019

Jashari ka reaguar pas bublikimit të fotografisë.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se me publikimin e fotografisë ku pretendohej se dhunohej një grua shqiptare nga tre ushtarë serbë, nuk janë respektuar aspak ligjet që parashohin qartë se si duhet vepruar në raste të tilla.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazine, duke theksuar se përkufizimi i ligjit për viktimat e dhunës dallon nga rrethanat e tjera për shkak të ndjeshmërisë së këtyre rasteve.

“Publikimi i fotografisë së djeshme sigurisht se na shqetëson tej mase sepse bëhet fjalë për grupin me të ndjeshëm të shoqërisë kosovare. Kjo që ndodhi dje është një dështim i këtyre strukturave dhe individëve të cilët nuk iu kanë referuar instrumenteve që janë në fuqi”.

“Pikërisht ligji për veteranët dhe viktimat e dhunës sek,suale e përcakton saktë se si duhet trajtuar këto raste. Gjithashtu Kodi Penal i Kosovës e ka një dispozitë që flet qartë për procesin e publikimit të fotografive të tilla”.

“Në fakt me publikimin e fotografisë së djeshme nuk janë respektuar aspak ligjet e lartcekura. Përkufizimi i ligjit për viktimat e dh,unës sek,suale dallon prej rrethanave të tjera për shkak të ndjeshmërisë së këtyre rasteve”.

Komento: