Fotoja e senatorit Sanders si i “ngrirë” gjatë inaugurimit të Biden, bëhet hit në rrjet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fotoja e senatorit Sanders si i “ngrirë” gjatë inaugurimit të Biden, bëhet hit në rrjet

21:17 | 23 Janar 2021

Fotografia e senatorit Bernie Sanders “thyen” internetin.

Ngjarja e inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ishe një moment që pati vëmendjen e gjithë botës.

Por nga kjo ngjarje rrodhi edhe një tjetër imazh që po bën xhiron e botës në internet, transmeton Klan Kosova.

Qëndrim i senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, në karrigen e tij me një xhup të gjatë dhe një palë doreza të trasha është kthyer në një sensacion të vërtetë.

Në rrjetet sociale janë qindra meme dhe fotomontazhe që e vendosin Sanders në vendet më të paimagjinueshme. Që nga filmat e famshëm deri në momentet më të rëndësishme të historisë.

Sanders ka thënë se nuk e priste këtë lloj reagimi nga njerëzit.

“Jo nuk e prisja. Unë thjesht isha ulur atje duke u përpjekur të ngrohem dhe po i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte. Sa i takon veshjes doja vetëm që të isha sa më ngrohtë”.

Sanders u dha përgjigje edhe kuriozitetit më të madh se ku i kishte gjetur dorashkat e çuditshme.

“Ato mi ka dhuruar një mësuese shkolle gjatë fushatës në Vermont. Ajo që është më e bukura është se edhe vetë ajo nuk e ka pritur një vëmendje kaq të madhe për dorashkat e saj”.

Sanders tha se i kishte parë shumë nga memet e famshme, por nuk zbuloi cila ishte e preferuara.

Forbes zbuloi se kompania e prodhimit të pardesyve si ajo e Sanders shiti një ditë pas inaugurimit 2-fishin e 17 ditëve të marra së bashku përpara saj dhe se tashmë po e shet një kravatë me këtë imazh për 45 dollarë.

Më poshtë gjeni disa nga fotomontazhet që iu bën imazhit të Sanders.

Komento: