Franca e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin për “Euro 2020”.
Franca ka marrë pikët e plota kundër Moldavisë, duke e nisur mbarë kështu rrugëtimin për “Euro 2020”.
Kampioni i Botës e mundi në udhëtim 3-0 Moldavinë, në një ndeshje ku shkëlqeu Antoine Griezmann dhe shumica e golave u shënuan në pjesën e parë, shkruan express.
Sulmuesi Atleticos shënoi gol në minutën e 24’, për të zhbllokuar rezultatin, derisa asistoi edhe për 2-0, që shënoi mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane.
Kurse golin e tretë për mysafirët e shënoi sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, në minutën e 36’.
Për 4-0 shënoi Mbappe në atë të 87’, kurse golin e nderit për vendasit e realizoi Ambros në minutën e 89’.
Në Grupin H me Francën gjendet edhe Shqipëria, që u mund 0-2 nga Turqia në “Loro Boriçi”.