Kylian Mbappe do jetë kapiteni i ri i Francës
Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të jetë kapiten i kombëtares se Francës.
Sipas raportimit të ‘ESPN’, Didier Deschamps informoi skuadrën e Francës të hënën në mbrëmje se Kylian Mbappe do të jetë kapiteni i ri i ‘Gjelave’.
Ylli i Paris Saint-Germain do të jetë kapiten pasi Hugo Lloris u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës 2022 në Katar.
Deschamps pati një diskutim me Mbappe të hënën në ‘Clairefontaine’, qendra stërvitore e ekipit francez. Ai foli edhe me Antoine Griezmann, i cili ishte kandidati tjetër për shiritin.
Trajneri francez e kishte vendosur tashmë dhe lajmin ia njoftoi skuadrës së tij të hënën në mbrëmje.
Mbappe, 24 vjeç, do të bëhet një nga kapitenët më të rinj të Francës ndonjëherë dhe do të ndjekë hapat e Lloris, i cili mbajti shiritin për 14 vjet, nga 2008 deri në 2022.
Griezmann (117 paraqitje, 42 gola) do të jetë zëvendëskapiten i tij.