Franca ka rihapur muzetë.
Ishte ndër vendet e fundit Franca që këtë javë hapi bare, restorante e aktivitete të tjera. Por këtë fundjavë, ky vend u rendit në krye të kontinentit për hapjen e muzeve, pasi shumica e vendeve europiane vijojnë t’i mbajnë ato mbyllur.
Mes muzeve të rihapur për vizitorët është edhe Pallati i famshëm i Versajës i ndërtuar në shekullin e 17 nga Luigji i 15.
Hyrja e vizitorëve lejohej vetëm me maska e mjete të tjera mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19.
Megjithatë, vizitorët ishin shumë herë më të rrallë në numër sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Kjo për faktin se të gjithë ishin vendas, ndërsa të Franca ende nuk ka vendosur për hapjen e kufijve me zonën Shengen e më gjerë.
Mes 8 milionë vizitorëve të vitit të kaluar në këtë Pallat, 4/5 ishin të huaj.
Komisioni Europian vendosi shtyrjen e afatit të hapjes së kufijve të brendshëm deri më 1 Korrik, pasi shumë prej vendeve anëtare përfshirë edhe Francën ende nuk janë gati për të pritur të huajt, pavarësisht se shifrat e infektimeve kanë rënë.
Italia e Greqia i ka hapur tashmë kufijtë me shumicën e vendeve të Shengenit, Gjermania i hap më 15 Qershor, ndërsa Spanja ka planifikuar t’i hapë më 1 Korrik.