Franca mbështet Kosovën: Mbetemi në anën e Kosovës për të zbatuar reformat në rrugën drejt BE-së

13:17 | 20 Tetor 2021

Ambasada franceze: Mbetemi në anën e Kosovës për të zbatuar reformat në rrugën drejt BE-së.

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se Franca do të jetë krah Kosovës për të zbatuar reformat që duhen për të qenë anëtare e BE-së.

“Franca mbetet në anën e Kosovës për të zbatuar reformat e nevojshme në rrugën drejt integrimit evropian”, thuhet në postimin e kësaj ambasade.

Ambasada e Francës ka rishpërndarë postimin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog në të cilin njoftoi se ia ka dorëzuar Raportin e Progresit të KE-së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se ky raport vlerëson progresin e bërë në disa fusha, derisa thotë se mbetet akoma shumë punë dhe se reformat duhet të zbatohen në mënyrë shumë efektive.

Komento: