BE ka refuzuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo ka tërhequr sot vëmendjen e medias kryesore ndërkombëtare.
Gazeta prestigjioze amerikane ”The Ëashington Post” tërheq vëmendjen e lexuesit me titullin ”BE dështon të hapë bisedimet e anëtarësimit për vendet e Ballkanit”
”Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të binin dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në një tërheqje të sikletshme që mund të irritojë rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit”, sipas kësaj të përditshmeje.
Ndërkohë, transmetuesi britanik BBC shkruan se ”BE bllokon përpjekjet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
”Zyrtarë të lartë të BE-së kanë reaguar me zemërim pasi një pjesë e vogël e vendeve anëtare, të udhëhequra nga Franca, bllokuan fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, sipas transmetuesit BBC.
”Diplomatët theksuan se udhëheqësit e 28 shteteve të bllokut kaluan orë të tëra në debat të nxehtë mbi këtë çështje, por nuk arritën të bien dakord”, thekson ajo.”
Franca kritikohet për bllokimin e bisedimeve të pranimit mes Ballkanit dhe BE-së”, shkruan ndërkohë ”Financial Times”.
”Franca u përball me kritika pas bllokimit të fillimit të bisedimeve zyrtare të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’ju bashkuar bllokut, duke thelluar kështu një mosmarrëveshje mbi zgjerimin e BE-së”, sipas kësaj gazete.