Franca ndalon hyrjen për udhëtarët që s’janë të BE-së.
Franca po vendos kufizime të reja kufitare për shkak të COVID-19 nga e diela, por përsëri i ka rezistuar një bllokimi të ri në të gjithë vendin.
Të gjithë, përveç udhëtimeve të domosdoshme, nga jashtë BE-së do të ndalohen dhe po ashtu do të rriten kërkesat për pasjen e testeve, njofton Klan Kosova.
Kryeministri Jean Castex tha se ora policore gjatë natës do të vihet në kontroll më fort dhe qendrat e mëdha tregtare do të mbyllen.
Kufizimet e reja kufitare do të ndikojnë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, meqë nuk është pjesë e BE-së, por ministri anglez i Transportit sqaroi në Twitter se ndryshimi nuk do të ndikonte transportuesit e mallrave nga Mbretëria e Bashkuar dhe anasjelltas.