Franca mirëpret largimin e barrikadave

16:51 | 29 December 2022

Franca e ka mirëpritur largimin e barrikadave në veri.

Ministria e Jashtme e këtij vendi me anë të një njoftimi tha se i vlerëson përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur këtë rezultat.

MPJ-ja franceze iu bën thirrje palëve që ta vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“I bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të shkuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha angazhimet e marra në kuadër të këtij dialogu duhet të zbatohen”, thuhet në njoftim.

Komento: