Franca mposht Portugalinë, fitojnë Gjermania e Suedia, barazon Zvicra

22:55 | 14 Nëntor 2020

Franca triumfon në derbin ndaj Portugalisë.

Kanë përfunduar katër ndeshje shumë interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.

Franca ka arritur të fitojë tri pikë të arta në udhëtim të Portugalia, ndeshje që ishte derbi i sotëm, shkruan lajmi.

N’Golo Kante ishte ylli i mysafirëve që realizoi në minutën e 54-të, gol që vlen tri pikë për mysafirët.

Fitore gjithashtu kanë shënuar edhe Gjermania dhe Suedia, derisa Zvicra në fund e pësoi nga Spanja duke humbur dy pikë.

Rezultat e plota të katër super sfidave:

Portugali 0 – 1 Francë

Gjermani 3 – 1 Ukrainë

Suedi 2 – 1 Kroaci

Zvicër 1 – 1 Spanjë.

Komento: