Franca ndalon përdorimin e fishekzjarrëve në natën e ndërrimi të moteve

18:15 | 18 December 2021

Në këtë shtet janë ndaluar përdorimi i fishekzjarrëve.

Franca ka anuluar disa ngjarje festive e edhe festimet me fishekzjarrë në natën e Vitit të Ri, për shkak të përhapjes së variantit “Omicron” të COVID-19.

Qeveria ka këshilluar qytetarët të mos grumbullohen gjatë festave të fundvitit, si dhe të testohen përpara se të vizitojnë të afërmit, shkruan France24.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se varianti i koronavirusit “Omicron” mund të jetë dominues në Evropë deri në mes të janarit.

“Për sa i përket përshpejtimit të pandemisë dhe rreziqeve që lidhen me festimet e fundvitit, autoritetet duhet të vendosin kufizime të rëndësishme”, tha paneli shkencor i Francës.

Autoritetet komunale të Parisit njoftuan “me keqardhje se do të duhet të anulojmë të gjitha festimet e planifikuara në Champs Elysees më 31 dhjetor”.

“Fishekzjarrët nuk do të ndodhin, as për fat të keq nuk do të ketë ndonjë set DJ,” tha zyra e kryetarit të bashkisë për AFP.

Komento: