Është publikuar lista e plotë e kombëtares së Francës për në Botërorin e Katarit 2022
Edhe pse disa gazetarë raportuan se në këtë listë nuk do të ftohet Camavinga, në listën finale është përfshirë edhe mesfushori i Real Madridit.
Në portë Dechamps ka ftuar: Areola, Lloris, Mandanda.
Në mbrojtjen e Francës ka një numër të madh emrash ku spikatin: L. Hernandez, Theo Hernandez, Kimpembe, Koundé. Konaté, Pavard, Saliba, Upamecano dhe Varane.
Për mesfushën franceze biletën e kanë prerë mesfushorët: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Rabiot, Tchouaméni dhe Veretout.
Kurse në sulmin e Francës bëjnë pjesë: Benzema, Coman, Dembélé, Giroud, Griezmann, Mbappé, Nkunku.