Franca reagon për zhvillimet në veri: Kërkojmë nga palët uljen e tjensioneve

09:11 | 13 December 2022

Ministria e Jashtme e Francës ka reaguar për zhvillimet në Veri.

Franca ka dënuar sulmin ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë si dhe të gjitha aktet e dhunës në terren.

Ajo u kërkon palëve që të sillen me përgjegjësi për të ulur tensionet. Në deklaratë palëve u kërkohet që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Franca është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë si dhe të gjitha aktet e dhunës në terren. U kërkojmë palëve të tregojnë vetëpërmbajtjen më të madhe dhe të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet.

Franca mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje ndërkombltare dhe ligjërisht të detyrueshme Kosovës dhe Serbisë dhe të ecim përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dy vendeve. U kërkojmë të dyja palëve të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, katër ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë mbyllur, ndërkaq shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Komento: