Franca së bashku me yje shokohet, Turqia i jep leksion futbollit

22:44 | 08 Qershor 2019

Befasi pas befasie.

Turqia e ka mposhtur 2-0 Francën në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Konya Buyuksehir”.

Turqia ka arritur tjetër fitore dhe ka rrëmbyer tri pikë të vlefshme për Grupin H të kualifikimeve për Euro 2020, aty ku gjendet edhe Shqipëria, raporton Gazeta Express.

Ata triumfuan në shtëpi, duke e mposhtur kampionin e botës, Francën – për të cilën startuan shumë yje botëror, veçuar Mbappe, Griezmann e Pogba.

Vendasit të dy golat i shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht Kaan Ayhan i befasoi kampionët e botës duke shënuar për 1-0 në minutën e 29’, derisa më pas golin e gjeti edhe talenti i Romës, Cengiz Under.

Ai shënoi për 2-0 në minutën e 40’ të ndeshjes, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Me këtë fitore, Turqia ka rrëmbyer pozitën e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara, kurse Shqipëria ka zbritur në pozitën e dytë dhe ka mbetur në kuotën e gjashtë pikëve.

Islanda është në pozitën e tretë me po aq pikë, kurse Shqipëria në pozitën e katërt me tri pikë.

Komento: