France Football tha se “Topi i Artë është Messi”, edhe pa u nominuar për herë të parë që nga viti 2005.
Për herë të parë që nga viti 2005, ylli argjentinas Lionel Messi nuk ishte në mesin e të nominuarve për Topin e Artë, të dhënë nga revista France Football për lojtarin më të mirë të vitit.
Pas një lidhje kaq të gjatë, Pascal Ferré, drejtor i France Football deklaroi se “Topi i Artë është Messi dhe Messi është Topi i Artë”.
Deklarata nuk është e ekzagjeruar, pasi Messi është shtatë herë fitues i Topit të Artë, teksa Ferre shton se do të jetë e vështirë që dikush ta arrijë.
“Ai është dikush që e personifikon mirë Topin e Artë, sepse kombinon performancën individuale dhe kolektive, por edhe një ide të caktuar për spektakël dhe jetëgjatësi”, pohoi ai.
Ai tregoi gjithashtu se si e thirri dy herë argjentinasin për ta shpallur atë si fitues.
“Në vitin 2019 më tha se kishte harruar ndjenjën e kënaqësisë për ta fituar atë, e kishte kuptuar që e kishte marrë malli. Në vitin 2021 pata përshtypjen se po flisja me një fëmijë”, thotë ai.
Rivaliteti mes Messit dhe Cristino Ronaldos
Por ka kujtuar edhe kur ka komunikuar me portugezin Cristiano Rolando kur ai u shpall në disa edicione, ndonëse e pranoi se portugezi “nuk e ka pranuar mirë për të mbetur pas rivalit të tij të madh”.
“Është një çmim shumë i rëndësishëm për ta. Topi i Artë është një nga gjërat e pakta që nuk mund të blihet. Kjo i bën ata të përulur përballë këtij lloj shpërblimi, i bën ata si fëmijë,” tha ai.
Messi dhe Ronaldo kanë luajtur në një nga rivalitetet më intensive në historinë e sportit për më shumë se një dekadë, një luftë që Ferré beson gjithashtu se do të jetë e vështirë për t’u kapërcyer.
“Flitet shumë për rivalitetin mes Mbappes dhe Haalandit, por asnjëri prej tyre nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve. Në moshën e Mbappes, Messi tashmë kishte dy Topa të Artë. Nëse ata duan të krijojnë një rivalitet të ngjashëm, ata duhet të fillojnë të fitojnë trofe të mëdha tani. Messi dhe Ronaldo nuk iu deshën aq shumë kohë”, përfundoi ai.