2 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Francë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit francez.
I prekuri i parë është një francez që u kthye nga Lombardia dhe u shtrua në spital në Francën qendrore.
Personi i dytë është një shtetase kineze për të cilën kishte shpresë që do të ishte shëruar deri më tani.
Ndërkohë, ministri i shëndetësisë në Francë Olivier Véran u shpreh më herët se “epidemia është në dyert tona”.