Francë: Konfirmohen 2 raste të reja me koronavirus

20:38 | 25 Shkurt 2020

2 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit francez.

I prekuri i parë është një francez që u kthye nga Lombardia dhe u shtrua në spital në Francën qendrore.

Personi i dytë është një shtetase kineze për të cilën kishte shpresë që do të ishte shëruar deri më tani.

Ndërkohë, ministri i shëndetësisë në Francë Olivier Véran u shpreh më herët se “epidemia është në dyert tona”.

Komento: