Franck Kessie po rikthehet në Serie A

19:14 | 19 December 2022

Marrëveshja është arritur: Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Lajm bombastik nga Spanja, Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Mesfushori ivorian, Franck Kessie nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij te Barcelona dhe pritet të largohet nga Camp Nou pas vetëm 6 muajve.

Kessie bëri bujë të madhe verën e kaluar, kur vendosi që të largohet nga Milani pas shtatë sezoneve me fanellën e Rosonerëve dhe u transferua te Barcelona me parametra zero.

Ivoriani ka luajtur vetëm 758′ minuta këtë sezon dhe nuk është aspak i kënaqur me statusin e tij.

Interesim për Kessie kanë shfaqur disa klube nga Premier League dhe nga Serie A, por ivoriani preferon Italinë.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, shkruan se Kessie ka arritur marrëveshje personale me Interin.

Todo Fichajes, shkruan se Kessie ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Milano dhe se tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes Interit dhe Barcelonës.

Komento: