Ribery pensionohet nga futbolli.
Franck Ribery zyrtarisht është pensionuar nga futbolli.
Francezi nuk shkëputet nga bota e sportit, pasi do t’i bashkohet stafit të Davide Nicola në Salerno.
Nesër kampioni francez, i cili vendosi që në moshën 39-vjeçare të varë këpucët, do të përshëndetet nga tifozeria para ndeshjes ndaj Spezias.
Ribery është legjendë e Bayern Munichut, duke qenë kyç në sukseset e tyre pak vite më parë.