Frank Lampard ka bllokuar dy yjet e skuadrës.
Chelsea po mendon për merkaton e verës.
Trajneri Frank Lampard ka bërë listën dhe ka treguar futbollistët e tij të pashitshëm.
Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që të mos prekin dy futbollistë të grupit.
N’Golo Kante dhe Jorginho janë të pashitshëm. Ata nuk do të largohen nga Londra në merkaton e verës, pasi numri një i stolit nuk do që të heqë dorë nga futbollistët shkruan ESPN.
Burime pranë klubit anglez kanë treguar për medien prestigjoze dhe dëshirat e Lampardit.
Tekniku Lampard kërkon nga drejtuesit dhe afrimin e Jadon Sancho nga Dortmundi, por duket si një dëshirë që nuk do të realizohet. Shanset janë të limituara, pasi sulmuesi anglez kushton shtrenjtë.