Frashër Krasniqi: Do t’i shpeshtojmë aksionet e protestat kundër kësaj Qeveria autoritare e populliste

10:34 | 21 Dhjetor 2023
frasher-krasniqi:-do-t’i-shpeshtojme-aksionet-e-protestat-kunder-kesaj-qeveria-autoritare-e-populliste


Frashër Krasniqi nga PSD-ja në një intervistë me shkrim për Front Online tha se do të vazhdojnë të kundërshtojnë mendësinë autoritare që sipas tij kjo qeveri e ka.

Krasniqi thotë se përveç keqqeverisjes, Kosova po përballet edhe me mungesë të opozitës së fuqishme, veçanërisht asaj parlamentare.

Sipas tij, këto janë disa arsye që nuk do t’i ndalin aksionet e protestat, po edhe do t’i shpeshtojnë ato.

“Absolutisht po. Çdoherë e më shumë e në mënyrë më aktive. Kosova përveç që po qeveriset nga një mendësi autoritare e popullsite, pa asnjë perspektivë zhvillimore e barazitare, po ashtu është duke e ndjerë edhe mungesën e një opozite të fuqishme, veçanërisht parlamentare, e cila ka shpjegim të qartë mbi atë se çka po i ndodhë Kosovës, dhe e cila ka guxim e vendosmëri për veprim opozitar ndaj kësaj qeverie. PSD e vetëdijshme mbi të gjitha këto që i thash më sipër, dhe e palëkundur në vendosmërinë e saj për veprim, nuk do t’i ndalë aksionet e protestat e përkundrazi do t’i shpeshtojë ato”, tha ai për Front Online.

Komento: