Frashër Krasniqi: Gjatë këtij viti, Qeveria ka shtrirë kontrollin mbi institucionet

08:44 | 21 Dhjetor 2023
frasher-krasniqi:-gjate-ketij-viti,-qeveria-ka-shtrire-kontrollin-mbi-institucionet


Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate në një prononcim për Front Online ka thënë se Qeveria Kurti ka avancuar në shtrirjen e kontrollit në institucione.

Përveç kësaj, ai numëroi edhe disa “përparime” të tjera të këtij pushteti, duke përmendur edhe Asociacionin.

“Qeveria ka përparuar jashtëzakonisht shumë në shtrirjen e kontrollit mbi institucionet dhe ndërmarrjet publike duke i mbushur me aktivistë, militantë dhe familjarë;

– Qeveria ka përparuar jashtëzakonisht shumë në luftën autoritare kundër sindikatave, mediave dhe opozitës (veçanërisht asaj jashtëparlamentare);

– Kosova ka përparuar në rritjen e çmimeve dhe inflacionit;

– Ka përparuar zgjerimi i kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe deri në pikën e një pushteti paralel autonom brenda Republikës së Kosovës, pra jemi duke folur për një vit gjatë të cilit paralelisht me shtrirjen e kontrollit autoritar të Qeverisë Kurti janë rritur dëmet ndaj Kosovës përmes procesit dialogues me Serbinë”, deklaroi ai.

Komento: