Frashër Krasniqi ‘godet’ Vetëvendosjen, ja si e quan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Frashër Krasniqi ‘godet’ Vetëvendosjen, ja si e quan

17:31 | 23 Dhjetor 2018

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka bërë një deklaratë të ‘fuqishme’ për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai e quajti këtë parti sekt. Sektet janë grupe radikale të feve të ndryshme. Ende s’ka pasur një reagim prej zyrtarëve të Partisë së Albin Kurtit.

Dikur Frashër Krasniqi kishte qenë në gjendje të përdorë edhe metoda të dhunshme për të mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje. Sot, ai po e quan të njëjtën parti si sekt.

Emërtimi sekt përdoret për grupet radikale fetare dogmatike.

Këtë akuzë Krasniqi e ka bërë pas konstatimit të Albin Kurtit se kushdo që po largohet nga Vetëvendosje po përfundon në prehrin e Partisë së Kadri Veselit. Megjithëse, edhe të larguarit nga PDK’ja, një pjesë e tyre, kanë përfunduar në prehrin e Albin Kurtit.

Deputeti i PSD’së, që është në proces gjyqësor se sa ishte në Vetëvendosje kishte gjuajtur me armë Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe për akuzat e LDK’së.

“Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjeter qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet”, ka shkruar Krasniqi, në FB.

Sikurse zyrtarët e VV’së edhe Frashër Krasniqi ka dhënë parashikime për Vetëvendosjen.

“Gjithmonë keni qenë falltorë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështu”, ka shkruar Krasniqi, duke i reaguar deklaratës së Albin Kurtit i cili tha se VV po i dalin parashikimet se kushdo që po largohet po shkon në krevatin e Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Ky është reagimi i dytë i zyrtarit të PSD’së brenda 24 orëve pas publikimit të skandalit me mesazhet e kësaj partie për pazare e borxhe me Qeverinë.

Aty, Krasniqi paralajmëronte largim nga politike, por më vonë, tha se kishte folur për një person të tretë derisa shprehu se ishte i kënaqur me PSD’në.

Reagimi i Krasniqit erdhi pasi ofertës sëPDK’së e AAK’së,të cilat ia ofruan Shpend Ahmetit katër Ministritë e AKR’së.

Të shtunën, Kosovapress, publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit.

Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.

Komento: