Frashër Krasniqi kërcënon Albin Kurtin e Vetëvendosjes

22:25 | 23 Dhjetor 2018

Po vazhdon ‘lufta’ mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate.

Frashër Krasniqi, ish-aktivist dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash deputet i PSD’së ka shkëputur pjesë nga një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, të vitit 2016.

Bashkë me video, Krasniqi ka thënë se Kurti as nuk ka pasur e as nuk do të ketë vija të kuqe për PDK’në. Ish partisë së tij i ka dërguar porosi se “nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë”.

Në video flet edhe Molliqaj, që nuk pajtohet me Kurtin.

Kurti, në paraqitjet e tij publike, kishte deklaruar se Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion me PDK’në atëherë kur në krye të saj nuk do të ishin Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.

Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”.

I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë’, shkruan Krasniqi në Facebook.

Reagimi i Krasniqit erdhi pasi ofertës së PDK’së e AAK’së,të cilat ia ofruan Shpend Ahmetit katër Ministritë e AKR’së.

Të shtunën, Kosovapress, publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit.

Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.
PSD sipas sondazheve të fundit ka fuqi elektorale diku te 2 për qindëshi. Zyrtarët e LDK’së dhe VV’së kanë thënë se shkuarja e Shpend Ahmetit te Kadri Veseli e Ramush Haradinaj ka ndodhur për shkak se PSD i është frikësuar zgjedhjeve dhe humbjeve të tjera.

Komento: