Frashër Krasniqi: Mësimdhënësja që foli kundër sindikatës është militante e Albin Kurtit

12:47 | 05 Shtator 2022

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, tani pjesë e PSD-së, ka publikuar një fotografi të mësimdhënëses e cila sot foli kundër sindikatës.

Ajo në fotot shihet me kryeministrin, Albin Kurti.

Statusi i Krasniqit:

Kjo ishte “mesimdhenesja” qe foli kundër sindikatës. Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit.

Gjuha fashiste e Elvis Hoxhës, po përcillet me infiltrimet e dhunshme të militantëve t’pushtetit e grevëthyesve servilë t’Kurtit. Ata, sipas udhëzimeve konspiracioniste t’pushtetit, sindikalistët po i quajnë “armiq, o armiq”.

Por mësimdhënësit duartrokitën sindikatën ✊️

Komento: