Frashër Krasniqi reagon pas postimit të nënkryetares së bordit të RTK: Ia paska shkrujt Dejona, shiheni ku e kanë shpërnda

21:58 | 18 Gusht 2024
frasher-krasniqi-reagon-pas-postimit-te-nenkryetares-se-bordit-te-rtk:-ia-paska-shkrujt-dejona,-shiheni-ku-e-kane-shpernda

Albulena Mehmeti, nënkryetare e bordit të RTK-së, ka reaguar duke akuzuar ish-kryetarin e bordit Besnik Boletinin e  anëtaren Arta Berisha, pasi dhanë dorëheqje të premten, sepse nuk pajtoheshin me indiferencën brenda RTK-së ndaj skandalit të lajmit ku mediumi publik duke cituar një medium kontrovers boshnjak akuzonte dy media kosovare “Nacionale” dhe “Periskopi”, si “të Serbisë”.

Ndaj postimit të saj ka reaguar Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Krasniqi ka hedhur dyshime se postimin e Mehmetit e ka shkruar Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i Mehmetit pos nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shpërnda edhe në grupin”Mërgata me Kryeministrin”.

“Zv. Kryesueses së Bordit të RTK-së, ia paska shkrujtë Dejona një status. Dhe shiheni ku ia kanë shpërnda, për me marrë likes më shumë! Në grupe të militantëve t’VV!-së … mos i vet, se t’kallxojnë vetë”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Express

Komento: