Po vazhdon përplasja mes drejtuesve të PSD-së dhe Vetëvendosjes.
Kohëve të fundit, deputetë të Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate kanë shkëmbyer mes vete thumba, ndonëse dikur ishin bashkëpartiak.
Ditë më parë, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi kishte ironizuar me aderimin e Irfan Daullxhiut në VV, duke thënë se kjo parti po mundohet të mbes gjallë përmes stentave.
Sot, Krasniqi ka treguar se cka deshi të thotë me këtë deklaratë, duke shtuar se VV-së, bashkë me ikjen e zemrës, i ka ikur edhe truri.
Më poshtë postimi i Krasniqit:
Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’.
Glauku paska deklaruar që VV e ka larguar zorren qorre, dhe se zemrën e kanë në rregull.
Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin ‘Stenta’), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri.
Tamam trup pa tru qe nuk i percepton mire as organet e veta.