
Frenkie de Jong do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës, pasi holandezi pritet të mbetet në “Camp Nou” edhe pas përfundimit të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve, Manchester City e kishte konsideruar seriozisht transferimin e mesfushorit, por lëndimi i tij ndikoi në ndryshimin e planeve të klubit anglez.
Megjithatë, City më pas ka investuar më shumë se 200 milionë euro në transferimet e Elliot Anderson dhe Ayyoub Bouaddi.
Në anën tjetër, De Jong dëshiron të vazhdojë aventurën te Barcelona, ndërsa edhe klubi katalunas llogarit në shërbimet e tij.