Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

16:26 | 15 Korrik 2025
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e fokusuar te Kosova tani, është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe të kërkohen aleatë brenda saj.

“Është e dobishme të fillosh të krijosh kontakte dhe zakone komunikimi për kur të vijë momenti”, thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.Fried e shoqëroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në disa takime që zhvilloi javën e kaluar në SHBA.

I pyetur të komentojë deklaratat e saj se Trump ka parandaluar së voni një përshkallëzim të situatës nga Serbia në Kosovë, Fried thotë se nuk i di detajet.“…por është gjithmonë e mirë si taktikë t’ia atribuosh meritat administratës Trump”, thotë ai.

Komento: