Fried zbulon mesazhin e ShBA’së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”

09:11 | 02 Qershor 2023

Ish-diplomati amerikan zbulon mesazhin e ShBA’së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”.

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte arsye të ishte i zemëruar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me situatën në veri.

Fried thotë se veprimet e Qeverisë përkeqësuan gjërat dhe se KFOR-i dhe Shtetete e Bashkuara u detyruan të merreshin me pasojat e këtyre veprimeve

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara synonin të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, çka do të thotë se ishin seriozisht të zemëruar. Dhe unë mendoj se ata kishin arsye për këtë. E njoh sekretarin Blinken, e njoh prej 30 vitesh. Ai është një person i mençur. Mendoj, dhe me sa di unë, ai kishte arsye të ishte i zemëruar nga veprimet e qeverisë së Kosovës. Këto veprime i përkeqësuan gjërat dhe KFOR-i dhe Shtetete e Bashkuara u detyruan të merreshin me pasojat e këtyre veprimeve”, ka thënë Fried.

Përjashtimi i Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe”, Fried thotë se ishte mënyrë për t’i thënë Kosovës se nuk mund të krijoni probleme të panevojshme për Shtetet e Bashkuara dhe më pas t’i largoheni përgjegjësisë, raporton Express.

“Mendoj se kjo ishte një mënyrë për t’i thënë Kosovës se nuk mund të krijoni probleme të panevojshme për Shtetet e Bashkuara dhe më pas t’i largoheni përgjegjësisë. Sërish dua ta theksojë se Serbia ka përgjegjësi shumë më të madhe për problemet në veri të Kosovës. Por druaj se qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për këtë incident të veçant. E njoh ambasadorin Hovenier, ai është një person serioz. Dhe zemërimi i tij gjatë konferencës për mediat ishte i qartë”, ka deklaruar ai.

I pyetur lidhur me masat e tjera që mund të merren ndaj Kosovës, ish-diplomati amerikan ka thënë se do të preferonte që Qeveria të tërhiqej.

“Nuk dua të spekuloj. Do do të preferoja që qeveria e Kosovës të gjente një mënyrë për t’u tërhequr”, ka thënë Fried, në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës.

Komento: