
Gjatë sfidës së mosreagimeve në Big Brother VIP Albania, përveç momenteve emocionale me mesazhe nga familjarët, nuk munguan edhe situatat komike brenda shtëpisë.
Një prej tyre lidhej me frikën e Rogertit nga breshkat. Në kuadër të sfidës, disa breshka u futën në shtëpi, të cilat ai përpiqej t’i shmangte.
Megjithatë, situata kulmoi kur ai u thirr në Dhomën e Rrëfimit, raporton telegrafi.
Sapo hyri dhe u ul, ai vuri re një breshkë pranë tij, çka solli një reagim të menjëhershëm: u tremb, kërceu përpjetë dhe më pas u ngjit në kolltuk duke u larguar.
Në vijim, Rogerti i kërkoi Vëllait të Madh të mos e vendoste në situata të tilla, ndërsa momenti u bë edhe më interesant kur Miri hyri dhe i kërkoi të qetësohej.
Kjo situatë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta dhe të qeshura nga publiku.
