Frika nga koronavirusi, Bayern me njoftim të rëndësishëm për tifozët

18:46 | 06 Mars 2020

Virsui kinez, koronavirusi tashmë është bërë një shqetësim global.

Bayern Munich ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me Coronavirusin, në prag të ndeshjes së vikendit.

Ndeshjen e radhës, Bayern e luan në ‘Allianz Arena’, në kuadër të Bundesliga, dhe para kësaj ndeshje, faqja zyrtare e klubit ka lëshuar një njoftim.

“Me rastin e ndodhive dhe zhvillimeve të fundit, si dhe raportimeve për Coronavirusin, FC Bayern dëshiron t’i informojë tifozët e vet si vijon:

FC Bayern është në kontakte konstante me Departamentin e Shëndetësisë së Mynihut, lidhur me Coronavirus (Covid-19).

Ndeshja në shtëpi, e Bundesligas, kundër Augsburg, do të luhet të dielën e ardhshme. Rekomandimi (nga Robert Koch Institute) është që njerëzit me simptomat e gripit ose ata që janë kthyer nga vendet ku ka pasur të prekur, mos ta vizitojnë ‘Allianz Arenan’.

Kundër prapavisë së shpërndarjes së Coronavirusit, Bayern Munich apelon edhe një herë për të gjithë spektatorët që të ruajnë higjienën gjenerale kur të vizitojnë stadiumin” thuhet në deklaratën e Bayern, transmeton lajmi.net.

Coronavirusi ka bërë që shumë ndeshje të kampionateve të ndryshme të luhen pa tifozë. Në Gjermani, Angli e Spanjë deri më tani nuk është përdorur kjo metodë.

Komento: