
Ighalo ushtron i vetëm për shkak të frikës nga koronavirusi.
Transferimi i ri i Manchester Unitedit, Odion Ighalo, po ushtron i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit për shkak të masave të marra për parandalimin e koronavirusit, raporton “Mirror”.

I sapotransferuari nga Kina, Ighalo është urdhëruar që për 14 ditë të ushtrojë i vetëm, me Unitedin që nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin e ri.
30-vjeçari pritet të takohet me bashkëlojtarët e rinj gjatë fundjavës para ndeshjes me Chelsean.