Frika nga koronavirusi, ja ҫfarë ndodhi me skuadrën e Ludogorets

17:42 | 26 Shkurt 2020

Skuadra e Ludogorets ka mbërritur në Itali me maska anti-koronavirus.

Italia ka qenë në alarm ditëve të fundit për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Edhe skuadrat e futbollit kanë ndërmarrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit, derisa shumica e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.

Njëra ndër to është edhe ndeshja e kthimit Inter – Ludogorets në kuadër të Ligës së Evropës.
Skuadra bullgare ka mbërritur në Itali teksa i gjithë stafi dhe lojtarë janë pajisur me maskat anti-koronavirus.

Ndryshe, ndeshja e parë përfundoi 2:0 në të mirë të Zikaltërve.

Komento: