Frika nga koronavirusi, Klopp bën veprimin interesant

00:01 | 03 Mars 2020

Koronavirusi është shëndrruar në një frikë të madhe për të gjithë.

Jurgen Klopp ka dhënë disa komente lidhur me Coronavirusin dhe ndikimin e këtij të fundit.

Coronavirusi ka filluar të përhapet edhe në Britani të Madhe, ku deri tani janë shënuar 39 raste të prekura nga ky virus.

Më herët gjatë javës së kaluar është thënë se Premierliga mund të anulohet, pikërisht si pasojë e Coronavirusit, për të bërë që titulli i Liverpool të mos jetë i vlefshëm.

Por, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se tifozët e Liverpool nuk shqetësohen nga këto lajme.

“Nuk mendoj se tifozët tanë janë paranojakë. Unë nuk besoj se tifozët e Liverpool janë duke menduar për të dhe unë flas me tifozët e Liverpool” ka thënë Klopp.

Liverpool është vetëm katër fitore larg titullit të kampionit në Premierligë.

Komento: