Frika nga koronavirusi, ndeshja Juventus – Lyon luhet pa tifozë?

22:40 | 02 Mars 2020

Ndeshja mes Juventusit dhe Lyonit duket se do të luhet pa tifozë.

Juventus – Lyon është ndeshja e radhës që mund të preket nga Coronavirusi.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventus dhe Olympique Lyon mund të luhet pa praninë e tifozëve.

‘L’Equipe’ shkruan se Juve planifikonte të luante derbin kundër Inter pa tifozë, kështu që një gjë e tillë mund të ndodh e dhe kundër Lyon.

‘Biankoneri’ do të kenë edhe ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, kundër Milan, në Torino. Në këtë ndeshje do të lejohen vetëm tifozët nga regjione të caktuara.

Kështu, ndeshja e 17 marsit mund të luhet pa praninë e tifozëve, njësoj siç mund të luhet ndeshja mes PSG dhe Dortmund.

Komento: