
Në vendin tonë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, megjithatë qytetarët janë në panik.
Për këtë arsye ata kanë filluar përgatitjet duke nisur kështu nga gjërat ushqimore, shkruan ORAinfo.
Nga frika e përhapjes së koronavirusit, shumë qytetarë të Prizrenit u janë drejtuar marketeve e fabrikave të miellit.
Në pamjet e siguruara nga ORAinfo shihen shumë qytetarë duke mbushur bagazhet e automjeteve me miell.
Gjithashtu në fotografitë tjera mund të shihni raftet e zbrazëta të njërit prej marketeve të Prizrenit.
Ndryshe, pak minuta më parë janë testuar edhe 11 raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë, të cilat kanë rezultuar negative./ORAinfo/


