Frikë e madhe, ky fshati në Kosovë po patrullohet nga xhandarmëria serbe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Frikë e madhe, ky fshati në Kosovë po patrullohet nga xhandarmëria serbe

23:54 | 09 Shkurt 2019

Banorët e një fshati në Kosovë po kanë frikë xhandarmëria serbe.

Gjindet brenda territorit të Kosovës, por banorët po terrorizohen nga patrullimet e xhandarmërisë serbe.

Karaçeva, fshat në komunën e Kamenicës, tash e sa kohë është duke u përballur me problemet me pronat, shkruan lajmi.net.

Por banorët e këtushëm po thonë se hall e kanë patrullimin e xhandarmërisë serbe në brendi të fshatit.

Ata thonë se jetojnë të terrorizuar dhe në frikë nga kjo.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani, për lajmi.net thotë se duhet gjindur sa më parë një zgjidhje për këtë problem.

Ai flet edhe për pronat që me vendosjen e kufirit administriativ nga KFOR-i, shqiptarëve u mbetën në territorin e Serbisë.

Madje ai thotë se banorët janë të rrezikuar nëse hynë në territorin që Serbia pretendon se i përket.

Lenjani paralajmëron se të njëjtit mund të arrestohen nga xhandarmëria serbe.

Komento: