Frikë e madhe nga koronavirus, vjen lajmi ‘tronditës’ i radhës

23:14 | 03 February 2020

Frikë e madhë është shkaktuar nga koronavirus.

Epidemia që ka përfshirë Kinën dhe shumë vende të tjera të botës kanë përhapur frikë dhe panik tek qytetarët por ka ndikuar negativisht dhe në ekonominë kineze.

Hapja e marketit kinez ditën e sotme (3 janar) regjistroi një ulje me 8 për qind, rënia më e madhe prej 4 vitesh.

Ndër bizneset më të goditura ishin ajo e prodhimit dhe e produkteve të konsumit të përgjithshëm ndërkohë që aksionet e kujdesit shëndetësor pësuan rritje.

Kjo ulje e ekonomisë ishte e paevitueshme pavarësisht se disa ditë më parë Banka Qendrore e Kinës deklaroi se ka marrë masa për të lehtësuar ndikimin e epidemisë.

Rënia e çmimeve të aksioneve në Kinë vjen pasi tregjet globale u tronditën nga epidemia në ditët e fundit.

Javën e kaluar, indeksi S&P 500 i Ëall Street shënoi javën e tij më të keqe që nga tetori.

Komento: