Të gjithë janë përfshirë nga një frikë e madhe prej koronavirusit.
Aeroportet dhe stacionet e metrove në Britaninë madhe ishin të zbrazëta, e kjo nga frika e njerëzve për shkak të koronavirusit.
Shumica e qytetarëve janë të shqetësuar, ndërkohë që kryeministri Johnson tha se mbi 10 mijë persona mund të jenë infektuar tanimë.
Metroja e Londrës ishte me pak njerëz, ndrysa shumica vendosën që të punonin nga shtëpia, e kjo vetëm që të mund të shmangin kontaktin me persona të jerm.
Ndërsa aeroporti “Heathroë”, ishte thuajse bosh, ndërsa ka një ulje me 4.8% nga viti i kaluar në muaji shkurt sa i përket pasagjerëve.
Kurse në Birmingham, qytetarët zgjodhën të rrinin në shtëpi, duke anuluar takimet, e duke lënë zbrazur trenat nga frika e virusit.