Milan ka frikë, ky është vendimi i fundit nga Donnarumma.
Gigio Donnarumma ka caktuar kushtet për vazhdimin e kontratës në Milan.
Gigio Donnarumma ka frikësuar Milanin.
Portieri ka kërkesë të lartë për rrogë në mënyrë që të mbetet te Rossonerët, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi net.
Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021.
Donnarumma kërkon 10 milionë euro në sezon për dallim nga 6 milionë euro që pranon aktualisht.
Së fundmi, reprezentuesi italian spekulohej se është duke negociuar për një transferim të mundshëm te rivali nga Serie A, Juventus.
Donnarumma edhe pse vetëm 21 vjeç, konsiderohet si një ndër portierët më të mirë në futbollin evropian.