“Frikësohem se Messi mund të largohet shkaku i këtij bordi”

09:18 | 16 July 2020

Leo Messi mund të largohet nga Barcelona.

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se është i frikësuar se Lionel Messi mund të mos e zgjasë qëndrimin e tij në klub, shkaku i bordit aktual.

Messi është i kontraktuar në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2021, dhe raportet e tij me presidentin aktual, Josep Bartomeu nuk janë perfekte, duke e komplikuar vazhdimin e kontratës.

Derisa Bartomeu kohëve të fundit theksoi besimin e tij se Messi do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën, Laporta nuk është i sigurt për një gjë të tillë.

“Unë dua që ai të qëndrojë në vitin 2021, por jam i frikësuar se një vendim i keq i këtij bordi mund të rezultojë në një vendim të pakthyeshëm”, ka deklaruar Laporta, përcjell lajmi.net.

“Jam i shqetësuar se si po rrezikohet statusi i klubit”.

Komento: