Frosinone-Milan, befasi nl formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Frosinone-Milan, befasi nl formacionet zyrtare

12:10 | 26 Dhjetor 2018

Dy ekipet me objektiva shumë të ndryshme takohen sot në stadiumin Benito Stirpe.

Frosinone është nikoqire e kampionit shtatëfishtë evropian Milanit, i cili po kërkon të kthehet në Ligën e Kampionëve.

Frosinone këtë sezon ka fituar vetëm një nga 17 ndeshjet e tyre në Serie A. Për më tepër, ata kanë marrë vetëm dy pikë nga 15 të fundit.

Kuqezinjtë janë vetëm një pikë prapa Lazos së vendit të katërt, por kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A.

Theksojmë se Milani ka fituar deri më tani 27 pikë ndërsa vendasit kanë në konton e tyre vetëm nëntë pikë.

Frosinone:
Sportiello; Goldaniga, Ariaudo, Krajnc; Ghiglione, Chibsah, Maiello, Cassata, Beghetto; Ciano dhe Pinamonti.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain dhe Cutrone.

Komento: