‘Fshesa’ Barcelona, largon 7 lojtarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

‘Fshesa’ Barcelona, largon 7 lojtarë

16:45 | 11 Korrik 2019

Shtatë lojtarë pritet të largohen nga Barcelona.

Ernesto Valverde nuk dëshiron që t’i fillojë përgatitjet për sezonin e ri me një numër shumë të madh lojtarësh.

Trajneri spanjoll i ka kërkuar klubit që të largojë disa nga lojtarët që nuk kanë garantuar vazhdimësi, tek skuadra ‘katalanase’.

“Sport es” raporton se nga Barcelona pritet të largohen shtatë lojtarë.

Rafinha, Malcom, Jean Clair Todibo, Philippe Coutinho, Nelson Semedo, Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic, janë lojtarët që pritet t’i thonë lamtumirë ‘Camp Nou-t’.

Pas largimit të këtyre lojtarëve ‘barça’ pritet të zyrtarizojë transferimet e Antoine Griezmann dhe Neymar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!