‘Fshesa’ Conte, largon 6 lojtarë nga Interi

16:16 | 03 Korrik 2019

Gjashtë lojtarë me “valixhe” në duar, “gjenerali” Conte vendos rregull tek Interi.

Antonio Conte ka ardhur me plane të qarta tek Interi dhe do që të jetë ai, i cili do të vendosë për lojtarët, që do të shiten dhe do të blihen nga klubi.

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, “gjenerali”, nuk do gjashtë lojtarë në skuadër.

Icardi, Naingolan, Dalbert, Borha Vlero, Zhoao Mario dhe Miranda do të bëjnë gati “valixhet” për të ikur nga Milano.

Conte i ka idetë e qarta dhe këtë e ka treguar në çcdo skuadër ku ka drejtuar. Italiani është një
trajner që do të vendosë vet për organikën e lojtarëve, të cilët do të ketë në skuadër.

Tashmë mbetet të shihet se si do të lëvizë Interi, për të shitur këta lojtarë dhe të fusë në arkat e veta sa më shumë të ardhura.

Komento: